Sunday, May 10, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Shqiptarja në SHBA takon Parashqevi Simakun: E bukur si gjithnjë, fytyra i shkëlqen si dikur

Dy ditë më parë, një video e ikonës së muzikës shqiptare Parashqevi Simaku, u bë virale në rrjetet sociale. Në këto pamje ajo shihej teksa fliste për ndihmat sociale amerikane duke thënë se “na mbajnë gjallë”.

Një shqiptare në Neë York ka arritur që të takojë këngëtaren e madhe, ku kanë zhvilluar edhe një bashkëbisedim të shkurtër.

Edhe pse duhet se ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku që prej vitesh jeton në SHBA, ka vështirësi të njohur, sërish ajo nuk e ka humbur buzëqeshjen.

“Sot takova Parashqevine e bukur si gjithnjë me shkëlqim ne fytyrën e saj si dikur me nje buzeqeshje plot drite e jete”, shkruan shqiptarja që ka takuar këngëtaren.

Ndërsa në një tjetër video, shqiptarja flet me Simakun, e cila ka folur në shqip pas shumë vitesh, duke thënë se ka vështirësi të komunikojë në shqip, pasi ka shumë vite që nuk e ka përdorur gjuhën e atdheut të saj.

“Me ty për herë të parë që kam folur shqip, kam harruar të gjithë këto vite dhe kam harruar. Studiova në anglisht”, dëgjohet të thotë Parashqevia, ndërkohë bashkëatdhetarja e saj i thotë që të mos humbë shpresën dhe se shqiptarët e duan po njësoj, si para shumë vitesh kur adhuronin zërin e saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles