Lela, banorja e Big Brother Vip Kosovak ardhur me një rrëfim prekës ku dhe ka treguar për sifdat e saj që nga fëmijëria.
Mes lotëve ajo tregoi se si nëna e saj, pas lindjes së saj,kishte përjetuar një trishtim të thellë thjesht sepse priste të lindte një djalë.
“Pas lindjes sime, nëna ime qau për ditë të tëra. Ajo nuk mund ta pranonte faktin që nuk isha djalë,” tregoi Lela me një zë të dridhur. Ky detaj tronditës reflekton realitetin e dhimbshëm të paragjykimeve që shumë vajza dhe gra hasin në shoqëri të ndryshme, duke prekur thellë publikun.
Lela gjithashtu zbuloi se kishte pasur një marrëdhënie të ftohtë dhe të largët me babanë e saj. “Deri në moshën pesëvjeçare, e kam parë babain vetëm dy ose tre herë, pasi ai jetonte dhe punonte në Itali,” shtoi ajo, duke e bërë situatën e saj familjare edhe më prekëse.





