Një ndër personazhet më të komentuar përgjatë muajve të fundit ka qenë padyshim Fero. Përplasjet e tij me ish-bashkëshorten, Arbenitën kanë qenë të shpeshta dhe përpos rrjeteve sociale janë zhvendosur dhe në dyert e Gjykatava ku të dy po luftojnë për kujdestarinë e vajzës së tyre, Ninës.
Së fundmi, Fero do të vijë me një intervistë në Glamour Zone, ku dhe do të rrëfejë gjithçka. Në një sekuencë të shpërndarë nga vetë moderatorja Ester Bylyku Fero dëgjohet teksa thotë se e vetmja gjë që dëshiron është të jetë vajza mirë, ndërkohe në një moment tjetër shprehet:” Nëse këto duan jetë luksoze dhe të shesin trupin me pleq, këto nuk duhet të krijojnë familje”.





