“Big Brother VIP Albania” starton më 21 dhjetor. Teksa kanë mbetur edhe pak ditë nga nisja, ICONSTYLE ka mësuar emrat e dy prej banorëve që do jenë pjesë e shtëpisë.
Rozana Radi dhe Laert Vasili, do të jenë pjesë këtij edicioni dhe duke ditur karakteret e tyre pritet që të bëjnë lëmsh shtëpinë.
Rozana, një artiste shumëdimensionale me sukses si këngëtare, ndërsa Laert Vasili, një aktor i njohur për rolet e tij teatrale dhe televizive, premton debate të forta.





