Këngëtarja e njohur Venera Lumani, vetëm pak ditë më parë ndau lajmin e bukur se ishte në pritje të ëmbël me bashkëshortin e saj, Lind Islamin.
Lajmin e ëmbël artistët e kanë dhënë përmes një albumi këngësh të publikuar së fundmi, ku njërën prej tyre ia kanë dedikuar foshnjës që pritet të vijë në jetë.

Së fundmi një postim i fundit i Venerës ngjalli dyshimet se bebja mund të jetë djalë.
Teksa këngëtarja falenderon fansat për mbështetjen dhe dashurinë që i kanë që i kanë dhuruar ajo shkruan se “E vetmja gjë që po më lë pa gjumë këto kohë janë goditjet e “dritës time” në bark, e ka nëna boksier!”

Frazë kjo e cila nuk mbeti pa u vënë re dhe pa u aluduar se çifti do të jenë prindër të një djali.
Megjithatë kjo nuk është akoma e sigurt derisa vetë artistët ta konfirmojnë.





