Një video e cila tregon Kryeministren italiane Giorgia Meloni dhe miliarderin Elon Musk duke shkëmbyer një puthje pasionante pas rihapjes së katedrales Notre Dame, ka shkaktuar një valë reagimesh në rrjetet sociale. Kjo video është e manipuluar përmes Inteligjencës Artificiale (IA), duke shpërndarë dezinformata dhe spekulime mbi marrëdhënien e dy figurave publike.
Elon Musk ka hedhur poshtë këto pretendime, duke i quajtur ato “thashetheme të fabrikuara nga media” dhe duke theksuar rrezikun që paraqet përdorimi i teknologjisë së avancuar për qëllime të tilla. Ky incident ka ngritur shqetësime edhe në qarqet politike italiane, ku janë bërë thirrje për masa që të parandalojnë përdorimin abuziv të Inteligjencës Artificiale.






