Në foto ai duket një djalosh i qetë e brun, por duket se këto tipare i ka lënë në fëmijërinë e tij, sepse sot është një uragan.
Bëhet fjalë për Gjestin e BB VK, deri para këtij formati njihnim këngët e tij, por jo personazhin që ai është. Gjesti me energjinë dhe shpërthimet e tij ka krijuar shumë dinamika brenda shtëpisë.
Ai nisi edhe një lidhje dashurie me Xhenetën, e temperamenti i tij ka bërë lëmsh të gjithē banorët, duke bërë namin brenda dhe jashtë BB.






