Tuesday, May 5, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Sara Kolami nuk njeh Isa Boletinin, këngëtari kosovar lë nam me Ismail Qemalin e Anisa ngatërron Sali Berishën me Edi Ramën

Sara Kolami ishte pjesë e lojës së organizuar nga produksioni i Big Brother VIP Kosova, ku të gjithë duhet të gjenin emrin e personazheve që shfaqeshin në një ekran. Banorja e këtij formati televiziv nuk arriti të gjente asnjë nga personazhet e shfaqura.

Por, ajo që la padyshim gjurmë dhe me siguri do të bëjë bujë ishte mosnjohja e Isa Boletinit. Lideri ushtarak dhe krahu i djathtë i Ismail Qemalit ka qenë padyshim një nga figurat më të rendësishme të kohës me një kontribut të jashtëzakonshëm për Pavarësinë e Shqipërisë.

Por, siç duket VIP-at e 2024-tës të përfshirë në këtë format televiziv nuk ia kanë haberin historisë dhe legjendave që shërbyen në kohët e veshtira që sot të jemi komb i pavarur. Edhe pse Kolami është rritur në Greqi, të qenit personazh VIP padyshim ka benefite, por edhe përgjegjësi, si njerëz me impakt të rëndësishëm në publik. Shpeshherë ata janë shndërruar dhe në modele për të ardhmen e shoqërisë, por me sa duket në ditët e sotme me rëndësi janë personazhet e rrjeteve sociale dhe ata me më shumë followersa.

Qershia mbi tortë padyshim ishte mosnjohja e Ismail Qemalit nga personazhi tjetër Xuxi. Një reality shoë që tregon realitetin e trishtë, mbi të gjitha me personazhe të cilësuar si VIP-a.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles