Monday, May 4, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Këngëtarja shqiptare jep lajmin e ëmbël, bëhet nënë për herë të dytë

Këngëtarja Barbana Dini është bërë nënë për herë të dytë me një vajzë. Lajmin e bukur ajo e ka ndarë me ndjekësit një muaj pas ardhjes në jetë të të voglës me anë të një një postimi në rrjetet sociale.

Ndër të tjera ajo ka zbuluar dhe emrin e veçantë të bebushes.

“5 nëntor 2024 lindi mrekullia ime e dytë Elía Mary Parubi! Zot, faleminderit!” shkruan Barbara.

Në shkrimin krahas postimit Barbara duket e emocionuar pasi shpreh vështirësitë që ka hasur në shtatëzani teksa thotë “Ky rrugëtim nuk ka qenë i lehtë për ne të dyja bebja ime, por ia ka vlejtur çdo sekondë.”

Postimi i plotë:

“5 nëntor 2024 lindi mrekullia ime e dytë Elía Mary Parubi! Zot, faleminderit! Përulem para teje… Ky rrugëtim nuk ka qenë i lehtë për ne të dyja bebja ime, por ia ka vlejtur çdo sekondë. Thonë që asgjë nuk ka vlerë para jetës, dhe është e vërtetë ti dhe Ergola jeni jeta ime… kam bërë dhe do të bëja gjithçka për ju! Sot u bë një muaj që na e zbukurove akoma më shumë jetën dhe botën tonë!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles