Sunday, May 3, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

‘’Si munde ti, në shpirt më ke vra’’/ Për kë i ka këto fjalë Monika Kryemadhi?

Një zë ndryshe me një këngë vetmie e ndarje, solli Kanita në festivalin e Këngës Magjike në natën e parë të tij dje në mbrëmje. Kanita, një këngëtare e re që ka pasur disa sprova të rëndësishme në X factor dhe mandej edhe në këtë festival të Këngës Magjike, i këndon dhimbshëm ndarjes dhe vuajtjes pa shkak pas saj.

Por gjithë habia e mëngjesit të sotëm është pikërisht deputetja Monika Kryemadhi, që ka ndarë në rrjetet sociale këngën e këngëtares me shënimin e vetëm: Si munde ti…

Padyshim, kujtdo i shkon në mendje se ndarja e Monika Kryemadhit nga ish-bashkëshorti Ilir Meta mund të jenë fiks si vargjet e këngës së Kanitës. Por çfarë e lidh këngëtaren e Këngës Magjike me Monika Kryemadhin? A është vetëm rastësi apo ka diçka më shumë?

Si duket Monika është inspirim për këngëtaren, e cila s’ka nguruar t’ia shprehë në koment vlerësimin që ka për të.

“Je inspirimi im. Të dua”, shkruan Kanita në postimin e Kryemadhit.

Pjesë nga kënga

Nuk jam unë vetja prej se ike ti

Ku jam une ende pse ketu po rri

Nuk ndjej asnjë ndjesi

Nuk e shoh asnjë objekt në hapësirë

Po në kokën time sillesh vetëm ti

Si munde ti

Si më ke vrarë në shpirt më ke vrarë

Si munde ti

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles