Zhaklin Lekatari, në një rrëfim të bërë gjatë emisionit “Goca dhe Gra”, ka folur hapur për një nga periudhat më të errëta të jetës së saj, ku është përballur me gjuhë urrejtjeje dhe dhunë fizike.
Ajo ndau një episod tronditës, kur një burrë e ka sulmuar fizikisht në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Lekatari tha se kjo ngjarje ndodhi pas pjesëmarrjes së saj si opinioniste në “Big Brother VIP 2”, periudhë gjatë së cilës ajo u përball me kritika dhe sulme të rënda nga publiku.





