Të gjithë e njihni Arjan Çanin. Gazetarin dhe ‘veteranin’ e emisionit “Zonë e Lirë”, ku trajtohej gjithçka në liri të plotë, pa censurime dhe korniza, ashtu si dhe vetë programi e kishte emrin.
E teksa shihnim lirinë e Çanit në studio, një pyetje na qarkullonte të gjithëve në mendje, dhe këtë mos e mohoni: “Çfarë mendimi ka bashkëshortja e tij”.
E po kësaj pyetje i është dhënë përgjigjja mbrëmjen e djeshme në “Mirëmbrëma Yje” me Arbana Osmanin. I pyetur nga kjo e fundit se çfarë perceptimi ka pasur bashkëshortja kur ai bënte këto ngacmime, Çani dha një përgjigje që shumë prej jush nuk e prisnit.
Arbana Osmani: Çfarë perceptimi kishte bashkëshortja jote, gruaja jote kur ti kishte këto ngacmime?
Arjan Çani: Kënaqej shumë! Pufi kënaqet shumë me këto gjëra, sepse Pufi mua kështu më ka njohur. Më ka njohur kur punoja në radio. Më kupton? Te klani i natës, në vitin 1997. Kështu Pufi e dinte me kë kishte të bënte.
Bashkëshortja e Çanit, Enida Petro, me profesion stomatologe gjithmonë ka vendosur që të qëndrojë jashtë vëmendjen së mediave.





