A janë ende në “modë” pellushat?
Stilistët, por edhe adhuruesit i janë përgjigjur me një PO të fuqishme kësaj pyetjeje. Palltot e pelushit, xhaketat apo dhe kapuçat do të jenë sërish në qendër të këtij dimri.
Dhe që të jemi të sinqertë: kush është gati të heqë dorë nga kjo pallto e ngrohtë dhe komode?
Përtej faktit që ju kujtojnë arushin e fëmijërisë, këto lloj palltosh ju sjellin komoditetin më shumë se çdo veshje tjetër në kohën e ftohtë. Në stile dhe ndikime të ndryshme; nga stili vintage i viteve ’50 deri tek versionet më të çuditshme boho.
Varet vërtet nga ju dhe cili është stili juaj. Disa nga modelet më tipike janë ato që janë të ndikuara nga vintage. Palltot e pellushit janë frymëzuar sidomos nga dizajni i viteve 50, 60 dhe 70 dhe ndoshta do të vijojnë të vishen edhe më shumë në vitet e ardhshme.






