Mesditën e së hënës kryeqyteti, Tirana u trondit nga një ngjarje e rëndë. Sherri mes të miturve të shkollës Fan Noli përfundoi në tragjedi. 14-vjeçari, Martin Cani humbi jetën pasi bashkëmoshatari i tij e qëlloi me thikë në zemër. Të shumta knë qenë reagimet e qytetarëve dhe njerëzve publikë për këtë ngjarje të cilët u kanë bërë thirrje adoleshentëve mos bien pre e dhunës dhe të qëndrojnë sa më larg sherreve. Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar së fundmi dhe Luiz Ejlli. Ai ka bërë me dije se në respekt të së miturit që humbi jetën dhe dhimbjes së familjarëve kënga e tij që do të publikohej sot dot të publikohet nesër.






