Tensione janë krijuar brenda në shtëpi dhe “sebepi” ka qenë banori i ri, Edi. Ai ka ngacmuar Xhenetën kjo ka sjellë dhe një përplasje mes saj dhe partnerit, Gjestit.
Edi i zuri vendin ku ishin ulur me të gjithë banorët dhe Xheneta i kërkoi “llogari” pse e bëri një gjë të tillë.
Kjo solli dhe “ngacmimet” e para mes tyre.
Pasi modelja refuzoi që të ulej te Edi, ky i fundit shkoi afër saj. Ky veprim nuk u prit aspak mirë nga Gjesti i cili iu drejtua partneres së tij duke i thënë se ky veprim tregon mosrespekt ndaj lidhjes së tyre.





