Aktorja Megan Fox është shtatzënë! Në një postim në Instagram pasditen e së hënës, ylli i “Transformers” zbuloi se është në pritje të ëmbël dhe një bebush/bebushe së shpejti do të vijë në jetë.
Në fotot e postuara Megan shihet me barkun e rrumbullakosur dhe është po aq seksi sa gjithmonë. Kjo shtatzani vjen pas një aborti të pësuar një vit më parë. Aso kohe aktorja bëri me dije se si ajo po ashtu dhe partneri i saj Machine Gun Kelly, janë në gjendje të rëndë emcionale.
“Nuk kam kaluar kurrë diçka të tillë në jetën time”, tha Fox. “Kam tre fëmijë kështu që ishte e vështirë për të dy ne. Na bëri të përjetonim një udhëtim të vështirë bashkë dhe veçmas, bashkë dhe të ndarë duke u përpjekur të kuptojmë ‘Çfarë do të thotë kjo? Pse ndodhi?’”
Aktorja ka tre fëmijë, Noah, Bodhi dhe Journey me ish-bashkëshortin Brian Austin Green.





