Saturday, October 3, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Për më shumë vetëbesim dhe siguri, “Minë” gjithçka që ju ka munguar deri më sot

Për një vajzë, lyerja e buzëve është një ndjenjë vetëbesimi dhe sigurie. E për të pasur edhe më shumë prezencë, duhet buzëkuqi i duhur dhe për këtë ju vjen në ndihmë “Minë”.

Prej më shumë se dy vite, Marina Vjollca së bashku me një nga ekipet më të njohura të kozmetikës në Itali, arritën të realizonin formulën magjike që çdo vajzë do ta adhuronte ta kishte në çantën e saj të make up-it. “Minë” ka në fokus cilësinë premium dhe përbërësit me performancë të lartë, të certifikuara sipas standardit europian, të gjitha të prodhuara në Milano.

Linja “Minë” ka tre produkte prestigjioze, që mishëron përsosmërinë, nga ngjyrat e pasura me pigment deri te teksturat e lëmuara dhe të përziera.

Icon, është një lipgloss me volum extra, me plumping effect dhe i jep buzëve atë prekjen glamour, falë formulës plot shkëlqim që ajo ka. “Icon”, mund ta quajmë revolucion pasi është e vërtetuar klinikisht që pas disa përdorimeve buzët tuaja janë më të plota, me volum dhe totalisht të hidratuara.

Një tjetër produkt pjesë e koleksionit “Minë” është “Limelight Lipgloss” me katër nuanca. Këtë lipgloss ndryshe mund ta quajmë hipnotizues, pasi është për ato vajza që duan të jenë gjatë gjithë kohës në qendër të vëmendjes, kjo falë efektit shkëlqyes që ka. Përveç pamjes rrezëllitëse ka edhe një sërë efektesh të tjera, si stimulimin e kolagjenit dhe hidratimin e buzëve.

“Legacy” si nga vetë emri është pjesë e koleksionit “Lipstick Liquid Matt” me gjashtë nuance. “Minë” krenohet me këtë produkt revolucionar pasi gjatë aplikimit në buzë nuk krijon çarje, buza qëndron gjatë gjithë kohës e hidratuar dhe mbi të gjitha qëndron për orë të tëra duke mos u shqetësuar aspak për look-un tuaj.

Linja “Minë” është gjithçka që ju ka munguar deri më sot. Në datë 14 nëntor bëhet edhe eventi zyrtar inagurues i linjës “Minë”, një event që do të ketë shumë emra të njohur si nga Shqipëria ashtu edhe nga bota.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles