Monday, October 5, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Takimi i Eneda Tarifës me partnerin paska qenë një rastësi!

Këngëtarja Eneda Tarifa ka ndarë detaje mbi marrëdhënien e saj me partnerin, Gent Laskun. Teksa ishte e ftuar në emisionin “Rudina”, Eneda zbuloi se Genti, përveçse partneri i saj, është edhe autori i tekstit të këngës së saj të fundit pjesëmarrëse në “Kënga Magjike,” që titullohet “Më fort.”

E pyetur mbi raportin e tyre, këngëtarja u shpreh se lidhja mes tyre është forcuar edhe nga ngjashmëritë në jetët e tyre.

“Kemi pak a shumë histori të ngjashme në disa pika të historisë sonë kronologjike që i kemi të përbashkëta, i kemi shumë të ngjashme. Njeriu sado që të duket i lumtur, i gëzuar dhe i arrirë në jetë, patjetër ka kaluar nëpërmjet vështirësive të veta në këtë kuptim dhe në këtë sens… të gjithë ne,” tha ajo.

Eneda ndau gjithashtu momentin e njohjes së tyre, duke rrëfyer se gjithçka nisi nga një takim i rastësishëm në klubin e një shoku të përbashkët. Ajo u tregua disi e rezervuar, pasi çifti ka në plan një projekt të përbashkët, detajet e të cilit dëshirojnë t’i mbajnë surprizë për publikun.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles