Noizy ka lënë qelinë. Reperi i njohur është liruar nga Policia e Kosovës, vetëm një ditë pas vetëdorëzimit të tij pranë Komisariatit në Pejë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë reperi përmes një video të publikuar në llogarinë e tij në “Instagram”. Përpos lajmit të dhënë, Noizy shfrytëzoi këtë postim edhe për t’i uruar fitoren presidentit të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. .
“Respekte për drejtësinë e RKS! Rroft Trump” , shkruan Noizy.






