Hande Erçel është një aktore mjaft e dashur për publikun ndërkombëtar, por edhe për atë shqiptar.
Lajmi se aktorja e njohur për rolin e Edës në serialin “Dashuria është në ajër”, është ndër më të paguarat e momentit në Turqi nuk është më befasi, por Hande është edhe ndër personazhet më të paguar në rrjet.
Me më shumë se 31 milionë ndjekësit e saj, është e qartë që edhe postimet për bizneset apo reklamat e ndryshme të kushtojnë shumë.
Kështu, vetëm me një postim disa sekonda, Eda mund të fitojë me mijëra euro. Në një prej reklamave të fundit në llogarinë e saj, një story, vetëm për 15 sekonda, ka kushtuar jo pak, por plot 3 milionë TL (më shumë se 80 mijë euro).
Lajmet se aktorja ka thyer rrjetin, këtë herë marrin kuptim të drejtpërdrejtë. Ndjekësit në rrjetet sociale kanë komentuar famën e jashtëzakonshme të Hande, por edhe kanë shprehur mbështetjen e tyre për aktoren e adhuruar.

