Naim Bunjaku – Xuxi pak ditë më parë iu bashkua shtëpisë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP.
Por, së fundmi ka qarkulluar një video marrë nga një intervistë e tij, ku thoshte se nuk do të hynte kurrë në një reality shou si Big Brother.
“As edhe një herë nuk do të jem pjesë e reality shou e një formati të tillë”, kishte deklaruar Xuxi.
Tashmë që ndodhet në shtëpi, Xuxi shihet se nuk është përshtatur shumë me formatin, pasi pati edhe një përplasje gati fizike me njërin prej banorëve.
Pritet të shihet në spektaklin e sotëm nëse do të ketë një vendim për të.

