“Piramida” është emisioni më i ri i cili startoi këtë javë në Top Channel. Nën moderimin e Bora Zemanit, ky emision i dedikohet lojrave me qëllim fitimin e parave.
Në çdo puntatë do të ketë dy familje që do të jenë përballë njëra-tjetrës. Do ketë katër raunde lojë, dhe në secilin raund do të fitohen shumë para. Potenciali në total për të fituar është 30 mijë euro.
Mirëpo përpos kësaj, ky emision është përballur me kritika nga ndjekësit, të cilët ngrenë akuza se e kanë ‘vjedhur’ idenë nga një emision mjaft i njohur; Family Feud, prezantuar nga Steve Harvey.

