Një natë e gjatë ka qenë ajo e mbrëmjes së kaluar në shtëpinë e Big Brother Vip Kosova. Një sherr i cili ka “ngritur në këmbë” të gjithë shtëpinë, ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit.
Ka qenë Xheneta, Rezi, Drenusha dhe Vullneti, protagonistë të këtij sherri, që ka degraduar në ulëritje. Aq sa publiku nuk ka arritur të kuptojë se çfarë ka ndodhur mes banorëve.
Në një moment këngëtari dhe prezantuesi i njohur, Naim Bunjaku- Xuxi, është ngritur me vrap dhe është larguar nga dhoma, ndërsa më pas është rikthyer sërish. Ndërkohë, në pamjet që po qarkullojnë së fundmi në rrjet Xuxi shihet teksa qëllon dhe e shtyn Mevlanin, i cili u fut në këtë sherr për të mbrojtur Xhenetën.

