U ndalua transmetimi? Çfarë ndodhi në shtëpinë e Big Brother Vip Kosova pas mesnatës

0
382

Duket se situata pas mesnatës ka eskaluar në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3.

Kanë qenë të përfshirë thuajse të gjithë banorët, të cilët dëgjohen vazhdimisht duke bërtitur.

Ka qenë Xheneta, Rezi, Drenusha dhe Vullneti, protagonistë të këtij sherri, ku edhe në një moment për shkak të zhurmës nuk kuptohet se as për çfarë bëhet fjalë.

Xuxi po ashtu shihet i revoltuar me konkurrentët, teksa në një moment largohet nga dhoma dhe del jashtë.

Videoja është shpërndarë në rrjete sociale dhe ka bërë bujë gjithandej në të gjitha platformat.

Gjithashtu thuhet se është ndalur transmetimi për shkak të momenteve të papërshtatshme që u krijuan.

Pritet të shihet në vazhdim se çfarë saktësisht ka ndodhur dhe përse nisi i gjithë ky sherr.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here