Janë ndarë, s’janë ndarë! Po ikën për Romeon, e la emisionin dhe Shqipërinë për Romeon! Këto janë dhe frazat që kemi dëgjuar më së shumti përgjatë këtyre ditëve të fundit. Por, a janë ndarë vërtet Romeo dhe Heidi?
Moderatori Ronaldo Sharka së fundmi i ka hedhur më tepër “benzinë zjarrit”, duke na bërë më “lëmsh” nga sa ishim.
Një nga ndjekësit e ka pyetur moderatorin se kur do të ketë një ribashkom mes Romeos dhe Heidit dhe Romeo iu përgjigj duke i thënë: Kush tha që janë ndarë?
Kaq mjaftoi dhe na bën të mendojmë se mbase çdo gje mes tyre shkon për bukuri, por që kanë vendosur të mbajnë lidhjen larg vëmendjes së njerëzve. Duke marrë parasysh dhe faktin që Ronaldo punon në Top Channel i di më mirë këto punë dhe çfarë qarkullon korridoreve!

