Në botën e kujdesit të lëkurës, Swiss Line Spa i është bërë sinonim cilësia dhe suksesi. E njohur për produktet e saj inovative dhe përkushtimin ndaj standardeve të larta, marka ka arritur të jetë një lider në industrinë e kujdesit të lëkurës.
Për plotë dy dekada me radhë, Swiss Line Spa ka ofruar trajtime dhe produkte më avantgarde që ofron marka zviceriane për kujdesin e lëkurës. Një arritje aspak e lehtë, në një treg ku inovacionet, zhvillimet e reja dhe sigurisht sfidat nuk rreshtin.

E zonja e kësaj shtëpie, Vasilika Selaj, estetike e edukuar në Toronto, Kanda e cila guxoi të sillte për herë të parë konceptim e trajtimit të lëkurës me standarde perëndimor dhe së bashku një firmë zviceriane të standardit më të lartë për kujdesin e lëkurës.
Në një kohë kur vetë koncepti i kujdesit për lëkurën ishte inegzistent, ajo edukoi dhe solli frymën e duhur për kujdesin e lëkurës. Natyshëm, klientët të cilët kërkonin më të mirën për lëkurën, ndoqën këshillat dhe trajtimet e ofruara prej saj.

E gjithë kjo punë u kurorëzua me një festë në ambientet e hollit të Swiss linë Spa, pranë Komunës të Parisit, ku klientë besnike, miq dhe familjarë festuan për 20 vite sukses. Që prej hapit të parë në tetor të 2004, duke filluar si një qendër estetike, i biri ka zhvilluar më tej sipërmarrjen, duke krijuar kompaninë e distribucionit, për marka të tjera të rangut të lartë për kujdesin e lëkurës.


