Kylie Jenner së fundmi ka folur hapur për sfidat e saj me imazhin e trupit pas lindjes së fëmijëve. Ylli i “Keeping Up With The Kardashians,” tani nënë e dy fëmijëve, Stormit 6 vjeç dhe Aire, 2 vjeç, ndau përvojën e saj në numrin e nëntorit 2024 të revistës ELLE.
Ajo shpjegoi se pas shtatzënisë së parë në moshën 19-vjeçare, ishte e vështirë për të të pranonte ndryshimet e trupit të saj, përfshirë strijat dhe rritjen e peshës.
Kylie përmendi se ishte një periudhë e trazuar, ku u përball me ndryshime të mëdha në trupin dhe stilin e saj personal. Ajo shtoi se gjatë dy shtatzënive të saj, kishte shtuar gjithsej 27 kilogramë dhe se iu desh një vit që të ndjente përsëri vetveten. Pavarësisht vështirësive, Kylie theksoi se tani, në moshën 27-vjeçare, ndihet më e sigurt dhe më në paqe me veten se kurrë më parë.
Në një intervistë të mëparshme, ajo theksoi se nuk ndjente presion për të humbur peshë pas lindjes, duke treguar një qasje të shëndetshme dhe pozitive ndaj ndryshimeve në trupin e saj.

