Teksa ditët kalojnë po afron dhe data e madhe e premierës të telenovelës shqiptare “ Njerëz dhe Fate 2”.
Ishin vitet 2002-2003, kur “Njerëz dhe Fate” mbërtheu pas ekranit të gjithë shqiptarët. Historia tragjike e një familjeje shqiptare që përballej me vështirësitë e asaj kohe, si dhuna në familje, trafikimi apo droga, tërhoqi vëmendjen e shqiptarëve që hasnin të njëjtat probleme të asaj kohe. Pas 20 vitesh “Njerëz dhe Fate 2” po rikthehet sërish!
Nga 1 Nëntori atë do e kemi në të gjitha kinematë. Trileri tanimë ka dalë, por ajo që vëmë re është mungesa e të madhit Robert Ndrenika. A do të jetë Ndrenika në këtë telenovelë nuk e dimë t’iu themi, mbase një suprizë e madhe është rezervuar për publikun të cilët mezi e presim datën 1 nëntor.


