Të gjithë e dini raportin e veçantë të Ana Kallakut me vëllai ne saj, Bes Kallakun. Gjithmonë përmes rrjeteve sociale, Ana ka treguar se ka një marrëdhënie mjaft speciale me të vëllain.
E sot, e ftuar në emisionin “Vizion Plus”, gazetarja është shprehur se gjithmonë e ka pasur mbështetje dhe sa herë ka pasur nevojë ai ka qenë aty për të.
“Kemi qenë gjithmonë të dy për njëri-tjetrin. Duke ndihmuar njëri-tjetrin dhe mbi të gjitha duke treguar që jemi aty. Duke qenë se unë jam e vogla, jam rritur gjithmonë me këshillat dhe kujdesin e tij. Besi është për mua dhe për të gjithë ne një shpatull shumë e fortë ku mbështetmi të gjithë“, tha Ana.
Gjithashtu ajo foli edhe për aftësitë e Bes Kallakut në kuzhinë.
“Besi gatuan vetë shumë mirë dhe nuk jam vënë në konkurrencë me të, sespse e di që gara është e fituar nga Besi. Ai gatuan vërtetë shumë, ka shumë dëshirë të ketë njerëz në shtëpinë e tij. Por vetëm diccka, të gjithë duhet të marrin masa t’i thonë që e ka qarë gatimin“

