E trishtë, ndahet nga jeta “Tarzani”

0
201

Ylli i “Tarzan”, aktori Ron Ely është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare. Lajmin e ka bërë me dije vajza e tij. Ajo është shprehur se bota ka humbur një nga njerëzit më të mëdhenj që ka njohur ndonjëherë.

“Bota ka humbur një nga njerëzit më të mëdhenj që ka njohur ndonjëherë – dhe unë kam humbur babanë tim,” ndau vajza e tij, në një deklaratë.

“Babai im ishte dikush që njerëzit e quanin hero. Ai ishte një aktor, shkrimtar, trajner, mentor, familjar dhe udhëheqës. Ai krijoi një valë të fuqishme ndikimi pozitiv kudo që shkoi. Ndikimi që pati tek të tjerët është diçka që unë e kam. Kishte diçka vërtet magjike tek ai. Kështu e njohu bota”, tha ajo ndër të tjera.

Ely së pari u bë i famshëm në vitet 1960 pasi mori rolin kryesor në “Tarzan” të NBC. Seriali u shfaq nga viti 1966 deri në vitin 1968.

Më pas, Ely mori rolet e ftuar në disa nga shfaqjet më të mëdha televizive, duke përfshirë “Ëonder Ëoman”, ” The Love Boat “, “Fantasy Island” dhe “Superboy”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here