Pas mbarimit të spektaklit të Portokallisë këtë të diel, kasti i aktorëve janë mbledhur në një ambient teksa shihen që flasin e qeshin me njëri –tjetrin. E pjesë e grupit tashmë, është bërë dhe Luiz Ejlli, i cili shoqëron Kiarën dhe e suporton teksa ajo moderon.
Mirëpo, nëse të gjithë do mendonim se buqeta e madhe me lule ishte për të, gaboheni. Në fakt, dhurata shkon për Salsanon. Në pamjet e publikuara Luizi shihet teksa shkon pranë aktorit dhe gjesti që bën, i habit të gjithë. Mund të themi se kjo është një provë që mes dyshes tashmë janë ulur gjakrat?
Kujtojmë se pasi Ejlli u bë pjesë e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, Salsano Reagoi duke u shprehur:
Gjithmonë kam qenë nxënës i dobët. Tani jemi bërë edhe legena. As aktorë nuk jemi. Vetëm një është mbreti”,- tha Salsano, teksa nofka “mbreti” përdoret gjithnjë nga fansat e Luizit për të, në kohën e “BBVIP”, por edhe tani.
Aso kohe nuk mungoi as kundërpërgjigja e Luizit i cili komentoi:
“Kjo ishte hera e fundit që më lejojnë të flas për filmin. Kisha edhe një batutë perlë për një qeros, por po e ruaj për ndonjë ditë me shi.”
Epo mesa duket, gjithçka është zgjidhur dhe nuk ka më hatërmbetje.

