Gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës ka vendosur sot masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për Mariela Berishën dhe “Detyrim paraqitjeje” për motrën e saj Antonela Berisha, lidhur me dhunimin ndaj Klea Prengës, ngjarje e dhodhur më 6 gusht në një nga lokalet e kryeqytetit.
Gazetari Igli Çelmeta raporton se në dëshminë e saj para togave të zeza, Antonela u shpreh se gjithçka ka ardhur si pasojë e provokimeve nga ana e Prengës, duke e ccuar Marielën të shpërthejë në të tilla veprime.
Sipas saj kjo nuk është hera e parë që e motra përballet me provokime nga ana e Klea Prengës, pasi kjo është një situatë e cila vijon prej një viti.

