Sot është ditëlindja e Dritan Hoxhës, themeluesi i Top Media do të mbushte 56 vjeç

0
115

16 tetori është një ditë e shënuar për Top Median! Sezoni i ri televiziv ka këtë datë si festën e nisjes dhe prej më shumë se një dekade ajo është bërë traditë në ambientet e Top Channel. Është ditëlindja e themeluesit të Top Media, Dritan Hoxha.

Kur kufijtë u rrëzuan dhe shqiptarët u shpërndanë nëpër botë, Top Media, ideuar dhe krijuar nga Dritan Hoxha, u bë forca më e madhe përbashkuese e të gjithë shqiptarëve. Dashuria me të cilën Tani e ndërtoi këtë televizion, u shpërblye me sukses.

Me punën e palodhur të tij, DigitAlb ishte e para kompani që realizoi në Shqipëri transmetime në High Definition, ndërsa Top Channel, i pari televizion që prodhoi emisione dhe dokumentarë në High Definition.

Ky televizion krijoi një traditë që revolucionarizoi të gjithë botën e televizionit në hapësirën shqiptare. Energjia qe Tani krijoi, rriti disa breza gazetarësh, moderatorë, artistë, profesionistë të medies. Kjo është një nga trashëgimitë që ai, të cilën po e vazhdon familja.

“Ëndrra vazhdon” ishte mesazhi pas vdekjes së Tanit dhe sot Top Channel vazhdon të ndjekë ëndrrën e tij, ëndrrën e një njeriu që tregoi se gjithçka mund të ishte e mundur nëse do ta doje vërtet me gjithë zemër.

Dritan Hoxha është vlerësuar me medalje edhe nga Presidenti i Republikës Bamir Topi, si dhe është shpallur qytetar nderi i Tiranës dhe Vlorës, nga këshillat bashkiakë të këtyre qyteteve. Tri rrugë mbajnë emrin e tij, një në Tiranë, një në Prishtinë dhe tjetra në Tetovë si simbole të kontributit që Dritan Hoxha dha për bashkimin kulturor dhe emancipimin e shqiptarëve në të gjitha trojet etnike.

Në orët e para të 23 Majit 2008, ai humbi kontrollin e makinës “Ferrari” që drejtonte dhe doli nga rruga në bulevardin buzë Lanës. Mjeti u përplas me një nga pemët dhe u nda në dy pjesë, duke bërë që Dritan Hoxha të ndërronte jetë. Ai mbylli sytë përgjithmonë në moshën 40 vjeçare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here