Eno Popi drejt divorcit për tradhti? Reagon gazetari

0
234

Të shumta janë lajmet mbi ndarjet dhe divorcet e çifteve të showbizz-it gjatë këtij viti. Duket se edhe gazetari Eno Popi është bërë pjesë e këtyre thashetheme pasi dyshohet se ai dhe bashkëshortja e tij i kanë dhënë fund martesës, ndërsa janë edhe drejt divorcit zyrtar.

Prej kohësh kanë qarkulluar lajmet për një ndarje pasi çifti prej kohësh jetojnë edhe në distancë. Partnerja e Eno Popit jeton në Kanada me familjen e saj, ndërsa gazetari në Tiranë ku dhe ushtron profesionin si pedagog dhe moderator.

Shkak i divorcit aludohej tradhtia e gazetarit, pasi partnerja i ka gjetur në celular mesazhe kompromentuese, që kanë sjellë më pas edhe prishjen e familjes.

Por gazetari ka reaguar për Pamflet, ku ka përgënjeshtruar lajmin. Ai thotë se me Atenan marrëdhënia vazhdon të jetë e shëndetshme dhe vetëm distanca Shqipëri-Kanada ka bërë që të gjenden paksa larg njëri-tjetrit.

Sipas gazetarit, çifti nuk ka menduar kurrë të ndahet ndërsa lajmi i ka shqetësuar të dy palët, duke nxitur kështu edhe reagimin e gazetarit. Kujtojmë se nga martesa ka ardhur në jetë edhe Liv, vajza bukuroshe e çiftit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here