Zyra e Edi Ramës në Kryeministri ka marrë përherë vëmendjen e mediave, për shkak të arredimit origjinal që ai i ka bërë, si dhe pikturave abstrakte e shumëngjyrëshe me të cilat ka mbuluar të gjitha muret.
Por këtë herë vëmendjen e ka marrë një vizatim i djalit të tij të vogël, Zahos, që Rama e ka bërë me kornizë dhe e ka vënë në murin e zyrës.

“Babi jam krenar për ty”, ka shkruar Zaho mbi fletën e bardhë, shoqëruar me disa zemra.

