Një ëndërr e Dea Mishel dhe Regina Mirit është realizuar së fundmi! Dy bjondet bukuroshe kanë sjellë në jetë një ndër projektet më të dëshiruara, “Aora”, brandi më i ri i rrobave i cili pa dyshim do t’i lërë “gojë hapur” të gjithë. Me miqtë e tyre të zemrës Dea dhe Regina kanë zhvilluar mbrëmjen e sotme ceremoninë e inagurimit të “Aorës”.
Të veshur e të ngjeshur të gjithë, mes xixave dhe atmosferës të mrekullueshme miqtë e Deas dhe Reginës kanë trokitur duart e gotat për këtë sukses të dy Barbie-ve.


