Moderatorja e njohur Arbana Osmani është një ndër vajzat të cilat bën gjithçka. Duke filluar nga moderimi, te gatimi e deri te stërvitja.
Së fundmi Arbana na ka treguar se e ka marrë seriozisht dhe i është futur me kokë ushtrimeve për të mbajtur trupin në formë.
Në llogarinë e saj në “Instagram”, ajo ka postuar një foto në palestër ku shihet krah përgatitësit atletik të Kombëtares shqiptare, Iris Selimit. Trajneri i njohur duket se ka “futur në dorë” moderatoren, duke u marrë personalisht me formën e saj fizike.
“Më vdiq”, shkruan Arbana në “InstaStory.

