4 modele flokësh nga vajzat e famshme nëse keni flokë me yndyrë (FOTO)

0
252

“Tmerri” i mëngjesit është se si do krihen flokët dhe akoma më e mundimshme është mbajtja e flokëve në modelin e duhur janë me yndyrë.

Por ekzistojnë modele edhe për ditë si këto dhe mund të themi se janë super. Për këtë na ndihmojnë dhe vajzat e famshme. Më poshtë gjeni 4 modele:

Një bisht i gjatë

Një model pa shumë mundim që e kanë zgjedhur disa nga vajzat më të njohura të showbiz-it, nga Margot Robbie te Kendall Jenner. Kapini flokët drejt, pa lënë asnjë fije, bëni një vizë ndarëse në mes të skalpit. Kapeni bishtin lart ose poshtë në varësi sesa të shtrënguara i doni dhe jeni në rregull.

Një topuz elegant balerine

Mbetet gjithmonë një zgjedhje elegante! Për t’i mbajtur flokët e yndyrshëm larg fytyrës, kapini si ky topuz i lezetshëm që nxjerr më shumë në pah tiparet e fytyrës dhe njëherësh “fsheh” me stil yndyrën nga skalpi juaj.

Një gërshet me shkëlqim

Gërsheti i thjeshtë i Selena Gomez, apo ai ultra i gjatë i Kim Kardashian, janë padyshim zgjidhje moderne. Një gërshet i gjatë fsheh çdo yndyrë, ndërkohë që i jep flokëve një pamje të strukturuar dhe elegante.

Një moment “i lagur” si i Rihanna-s

Duket sikur sapo keni dalë nga dushi, me flokë të thara vetëm me peshqir, por harroni që ky opsion i çuditshëm është trend që e kanë zgjedhur VIP-at, një prej tyre Rihanna. Pamje joshëse, sidomos për gocat që kanë flokë të gjatë dhe me kaçurrela.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here