4 hapa idealë për një “makeup” të freskët!

0
180

Disa tonalitete në fytyrën tonë, mund të ndodhë që të na rrisin në moshë. Teksa bëni makeup-in mbani parasysh truket e grimit, të cilat do ju bëjnë të dukeni edhe më e freskët:

Konturimi i fytyrës

Duke bërë një konturim të rëndë i jep fytyrës tuaj një ngjyrë më të zezë dhe një pamje jo të mirë. Duhet të provoni një ‘look’ më natyral që të dukeni më të reja në moshë.

Zgjedhja e gabuar e ngjyrës së pudrës

Pudrat që janë shumë të zbardhura ose shumë të zeza do t’u japin një pamje jo natyrale dhe u tregojnë më të mëdha në moshë. Përpara se ta blini një pudër provojeni më parë në fytyrë dhe jo në dorë, sepse ndryshon shumë toni i ngjyrës së lëkurës nga fytyra në dorë.

Zgjedhja e buzëkuqit në ngjyrë të errët

Buzëkuqet e errët i bëjnë buzët tuaj të duken më të vogla. Ngjyrat e lehta të vjollcës si dhe ngjyra rozë u japin buzëve tuaja një pamje më të plotë dhe të mbushur.

Zgjidhni ngjyrën e gabuar të korrektuesit

Duke provuar t’i mbuloni rrathët e zinj poshtë syve me një ngjyrë më të hapur do t’i mbulojë po aq mirë sa një ngjyrë më e errët. Zgjidhni një ngjyrë që të afrojë me ngjyrën e lëkurës së pjeshkës ose një ton të verdhë për t’i neutralizuar me ngjyrën që krijohet në zonën rreth syve./beautyfairalbania.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here