Çfarë gabimesh bëni që nuk ju merr gjumi?

0
134

Studimet gjithnjë e më shumë tregojnë se shumë njerëz çdo ditë e më shumë nga mungesa e një gjumi të mirë.

Të gjithë e dimë se sa i rëndësishëm është gjumi për shëndetin tonë, por a jemi të vetëdijshëm për gabimet që shpesh bëjmë shpesh gjatë ditës dhe sidomos pak para se të shtrihemi për të fjetur?

  • Pirja e alkoolit (dhe kafeinës)

A jeni të vetëdijshëm se edhe vetëm një gotë verë mund të ndikojë në cilësinë e gjumit tuaj? Për të mos diskutuar se sa gabim është të pini kafe në mbrëmje.

Nëse vërtet dëshironi të pini një gotë verë (ose më shumë), atëherë provoni ta pini më herët, jo në mbrëmje vonë, që trupi të ketë mundësinë ta përpunojë atë.

Ndërkohë, kafeinës i duhen pesë deri në shtatë orë për t’u përpunuar në trup. “Nëse pini një kafe pas orës 16;00 ose 17:00 ka shumë mundësi që të keni vështirësi për të fjetur ose të paktën të keni një shans më të lartë për të patur një natë jo të qetë”, ka shpjeguar eksperti i mirëqenies Marie Reynolds.

  • Ngrënia para gjumit

“Ngrënia e një vakti të pasur me karbohidrate para se të shkoni në shtrat ka një ndikim të ngjashëm në trup si me alkoolin”, shpjegojnë ekspertët.

“Të bën të ndihesh i qetë dhe më i përgjumur, por do ndikojë patjetër tek gjumi yt dhe do keni vështirësi për t’ju zënë gjumi.

  • Të zë gjumi në divan

Po, është komod dhe po, mund të jeni të lodhur pas një dite të gjatë, por ekspertët sugjerojnë që të mos flini në divan nëse doni të keni një gjumë të mirë kur shkoni në shtrat.

Shmangni atë me çdo kusht nëse keni probleme me gjumin.

  • Iu zë gjumi duke qëndruar në rrjete sociale

Sugjerohet që të paktën një orë para se të shtriheni për të fjetur të hiqni dorë nga telefoni juaj dhe sidomos duke kontrolluar në çdo moment rrjetet sociale. Arsyeja? Për t’i dhënë trurit një shans për t’u çlodhur. Informacionet që mund të lexoni aty apo gjërat që mund të shihni ndikojnë dashje padashje në mënyrë të drejtpërdrejtë tek gjumi juaj. Mos u shtrini me asnjë mendim të nxitur nga rrjetet sociale./beautyfairalbania.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here