Ndonëse kremi mbrojtës duhet vendosur çdo ditë të vitit, e dimë që vetëm ne verë kujtoheni për të ! Në këtë periudhë të vitit, rrezatimi i diellit është më i fortë, ndaj për të paktën 90 ditë nuk duhet të harroni ta mbroni lëkurën nga rrezet UVA dhe UVB që jo vetëm mund të shkaktojnë djegie të lëkurës, por edhe kancer të lëkurës. Më poshtë Living do të ndajë me ju 5 mite dhe të verteta rreth mbrojtjes së lëkurës në verë.
Mit: Kremi me SPF 15 nuk mbron lëkurën asgjë!
Është e vertete që sa më e larte SPF aq më e madhe mbrojta, por e rëndësishme është sa shpesh e aplikoni kremin.
Rrezet mund të jenë më të forta nga ora 11 deri në orën 2, por kjo nuk do të thotë që pas ësaj ore ju nuk keni nevojë për mbrojtje.
Lëkura ka nevojë të mbrohet dhe në ditet kur dielli është i fshehur pas reve. Këto ditë janë më të rrezikshme, pasi dielli nuk ju djeg dhe ju mund të kaloni orë të tëra përjashtë pa mbrojte, duke nuk e ditur që rrezet e diellit ju kanë kapur.
Ndiqni këto rregulla të arta për një lëkurë të shëndetshme dhe të bukur.
4 mënyra për të zgjedhur faktorin e duhur mbrojtës
1.Kremrat me faktorë mbrojtës dhe rezistentë ndaj ujit ju japin mundësinë të mos digjeni nga rrezet nëse ju jeni në/ose jashtë ujit, por me kushtin që ai të aplikohet çdo dy orë.
2.Aplikojeni kremin në masë. Statistikat tregojnë se ne përdorim vetëm çerekun apo gjysmën e masës së kremit që na nevojitet për mbrojtje.
3.Mendoni për cilësinë: zgjidhni një krem që ju bën të lumtur kur e përdorni dhe që nuk ju bezdis. Sprait mund të djegin fytyrën nëse përmbajnë alkool.
4.Mendoni për të gjitha pjesët e trupit. Njerëzit shpesh harrojnë të aplikojnë kremin me faktor mbrojtës në kurriz, këmbë, veshë.

