“Fondacioni Bashkë” zgjat dorën për familjen me historinë e trishtë! Kush qëndron pas kësaj nisme?

0
181

Të bësh mirë është gjithmonë një kurë shpirti! Këtë thonë të gjithë ata që kanë zgjedhur të shtrijën dorën për dikë në nevojë herë pas here.

Edhe Fondacioni Bashkë, i ideuar dhe themeluar nga modelja & Miss Universe Albania 2020, Paula Mehmetukaj, ka zgjedhur që në këtë Bajram t’i vijë në ndihmë një familjeje në nevojë, e cila jeton 20 minuta larg Tiranës.

Me një historik aspak të lehtë, familjes së vendosur disa minuta larg kryeqendrës, para disa vitesh iu dogj shtëpia, duke humbur gjithcka e duke e bërë tejet të vështirë jetesën dhe përshtatjen me pamundësitë e mëdha ekonomike.

Zonja e shtëpsië, Vera u detyrua të rrisë dy fëmijët jetim, saka vajza me vogël në moshën 10- vjecare vuan nga elipsia. Me një kalvar të gjatë mundimesh, me sëmundjen e astmës me të cilën jeton Vera, dhe me një pension tejet të vogëlm duket se e përditshmja e familjes së saj është vështirësuar cdo herë e më shumë.

Për këtë arsye, Fondacioni Bashkë bëri të pamundurën që t’i dhurojë familjes një festë Bajrami të gëzuar, duke i vendosur në dispozicion ushqime dhe medikametet mjekësore të nevojshme për një kohë të pacaktuar.

Me këtë veprim sa fisnik dhe bujar, Fondacioni Bashkë dëshiron që pas tij të ketë edhe individë të tjerë që duan të ndihmojnë këtë familje në nevojë.

Askush nuk është varfëruar duke ndihmuar një tjetër e të gjithë bashkë mund të ndryshojnë sado pak normalitetin e trishtë të atyre që fati i ka përkëdhelur më pak!

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here