Ndeshja e sotme i ka zhvendosur të gjithë tifozat kuqezi në stadiumin e Dortmund.
Me mbështetjen e pakursyer dhe patriotizmin e madh, tifozët shqiptarë janë zhvendosur të gjithë në Gjermani.
Në ndeshjen e parë të Kombëtares shqiptare, përballë Italisë, stadiumi ka marrë ngjyrat kuqezi, duke e bërë të dukshme tifozerinë dhe mbështetjen shqiptare.
Në 40 minutat e para ndeshja ka njohur rezultatin 2-1 për Italinë, ndërsa në stadium dallohen qartë brohoritjet e shqipeve.

