Kjo fundjavë gocash e Bieta Sulos, na dha një super ide për pozat perfekte të verës

0
165

Fundjavat me shoqe, pranë detit, në një spa, në një pishinë, duke ndjerë rrezet e diellit janë ato më të dashurat për të gjithë.

E thënë këtë kemi parasysh se një fundjavë të tillë ka kaluar edhe moderatorja e ‘Ftesë në 5’, Bieta Sulo, e cila në një foto ka zbuluar se kjo fundnjavë e ka gjetur larg Tiranës, krah emrave të tjerë të njohur të ‘showbiz-it’ shqiptar, si Julka Gramo, Rudina Dembacaj, Niko Komani, Sara Kolami, Jerina Lalaj etj

“Fundjava e vajzave” ka shkruar Bieta, sakaq pas këtij postimi, si rrallëherë ka ndarë edhe një selfie të saj, me buzët e kuqe dhe shampanjën në dorë.

Pa grim në fytyrë, me një pamje e cila nuk lë vend për komente të tepërta, Bieta ju ka dhënë një super mendje edhe se si të krijoni pozën perfekte këtë verë, pa shumë mundime dhe aksesorë.

Aksesori më i nevojshëm? Siç duket dhe nga foto, buzëqeshja!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here