Vetëm pak ditë më parë, Alban Skënderaj shënoi suksesin e tij të radhës, në një stadium me plot 25 mijë vetë të cilët kënduan njëzëri të gjithë hitet e artistit.
Me performanca origjnale, unike dhe plot emocion, Albani dhe grupi i tij i punës ishin kujdesur të sillnin të kuruar në skenë cdo detaj, nga ndricimi, ngjyrat, fishekzjarret e deri te veshja që ishte prezantimi më rigoroz i artistit.
Me një kostum në ngjyrë të zezë, mbrapa së cilit shkruhej edhe emri i koncertit, “Motiv”, Albani u ngjit në skenën e stadiumit Air Albania, duke sjellë në pamje tejet shik dhe elegante.
Në performancat e mëvonta, Albani erdhi me një kostum në tonalitetet e bezhës kombinuar me një bluzë të bardhë, sërish alternuar brenda stilit të tij.
Dhe nëse tani po mendoni se dora magjike e kujt fshihet pas këtij kurimi, atëherë ne po ju ndihmojmë.
Miranda Dupi, kuratorja e imazhit të Albanit, në bashkëpunim me “EONIAN”, një brand italian, themeluar nga një vajzë shqiptare, kuptimi i së cilës qëndron në dicka që zgjat përgjithmonë.
“EONIAN” ndodhet në treg që prej vitit 2022 e që prej atëherë ka synuar minimalizëm në dizajn dhe cilësi.

Në një kohë rekord vajza shqiptare, pas këtij brandi, Greta Dedaj ka krijuar për 1 muaj veshjen e artistit, duke e bërë atë të ndihet komod dhe të përfaqësohet brenda shijeve të tij në koncertin që bëri bashkë mijëra shqiptarë.
Epo duhet thënë, bashkimi bën fuqinë.


