Qerpikë, vetulla, dhëmbë… pra nga t’ja filloni të dukeni bukur?

0
208

Mëngjeseve gjithmonë përfundojmë në ankth duke nxituar për t’u bërë gati. Nga dushi tek përgatitja e mëngjesit e deri tek përgatitja sesi do dukemi ditën, gjithmonë na duket sikur nuk ka kohë të mjaftueshme.

Shumë vajza e gra shpenzojnë më shumë se gjysmë ore vetëm në grimin e tyre, gjë që e bën kohën të fluturojë shumë më shpejt.

Po sikur t’iu themi se mund të dukeni bukur edhe pa grim? Grimi është i dobishëm kur doni të fshehni papërsosmëritë, por është mirë ta lini lëkurën tuaj të bëhet natyrale herë pas here.

Më poshtë po iu listojmë 7 këshilla bukurie për t’u dukur bukur edhe pa grim.

1. Eksfolimi

Eksfolimi është çelësi për ta paturlëkurën me shkëlqim. Ju duhet të bëni eksfolim një ose dy herë në javë për të ndihmuar lëkurën tuaj të duket e re dhe e lëmuar. Eksfolimi heq qelizat e vdekura të lëkurës, duke zbuluar lëkurë më të shëndetshme dhe më të freskët dhe nëse keni shenja aknesh, do të funksionojë për t’i zbehur ato. Pasi të hiqni shtresën e vdekur të lëkurës që e bën fytyrën tuaj të ndjehet e lodhur, do të keni lëkurë që shkëlqen, edhe pa grim!

2. Të trajtoni poret tuaja

Ka mënyra për të fshehur poret tuaja pa përdorur grim. Një truk që mund të përdorni është të spërkatni fytyrën me ujë të ftohtë. Uji i ftohtë shkakton ngushtimin e enëve të gjakut, duke e bërë lëkurën tuaj të duket më e njëtrajtshme. Ju gjithashtu mund të përdorni një serum dedikuar vetëm poreve për të minimizuar pamjen e tyre, duke i dhënë lëkurës tuaj një pamje të freskët dhe të lëmuar.

 

3. Hidratimi

Menjëherë pas përdorimit të ujit të ftohtë për të minimizuar poret tuaja, është thelbësore që të hidratoni fytyrën. Përndryshe, lëkura juaj ka të ngjarë të thahet shumë. Hidratimi është çelësi për një lëkurë të shëndetshme. Hidratuesit ofrojnë hidratim, duke e bërë më të lehtë që lëkura juaj të ketë një shkëlqim natyral. Lëkura e dehidratuar, nga ana tjetër, mund të duket e ashpër, gri dhe e lodhur, prandaj sigurohuni që ta hidratoni lëkurën ditën dhe natën!

4. Pini dhe flini mjaftueshëm për të patur një lëkurë me shkëlqim

Pirja e ujit dhe gjumi i duhur gjatë natës është çelësi për një lëkurë të mirë, me të cilën ju mund të dilni edhe pa grim. Ndiqni rregullin 8 me 8: 8 gota ujë në ditë dhe 8 orë gjumë gjatë natës për të lejuar që lëkura juaj të riparohet, të largoni rrathët e zinj dhe të dukeni më të freskët!

5.Kujdesuni për vetullat tuaja

Vetullat tuaja kanë fuqinë të kornizojnë të gjithë fytyrën tuaj, kështu që për sa kohë që i rregulloni ashtu siç dëshironi, ato mund të përmirësojnë plotësisht fytyrën tuaj pa grim.

6. Zgjatini qerpikët tuaj

Kur nuk jeni të grimuar, zakonisht është më mirë të tërhiqni vëmendjen te sytë tuaj. Qerpikët e gjatë dhe të lyer janë një mënyrë e shkëlqyer për ta bërë këtë.  Mund të zgjidhni një serum për rritjen e qerpikëve për të ushqyer dhe zgjatur qerpikët tuaj.

7. Zbardhni dhëmbët

Zbardhja e dhëmbëve mund të shkëlqejë të gjithë fytyrën tuaj dhe është një nga truket më të mira të bukurisë! Jo domosdoshmërisht dëshironi që ato të duken të bardha deri në ekzagjërim, por të paktën të jenë harmonike me fytyrën tuaj./beautyfairalbania.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here