Momentet më të bukura të Blendi Fevziut janë ato me dy vajzat e tij. Këtë fakt e ka treguar edhe një prej postimeve të fundit të gazetarit, i cili si rrallëherë ka ndarë këtë foto.

Fezviu ka zgjedhur të mos shtojë asnjë koment lidhur me këtë moment krah dy dashurive më të mëdha të tij, sakaq miqtë e tij kanë lënë komente të ndryshme duke treguar shumë dashuri.
Kujtojmë se Blendi publikon rrallëherë momente me familjen, duke e lënë Instagramin një dritare të udhëtimeve të tij nga njëri skaj i botës në tjetrin.

