Në këtë edicion të Big Brother Vip një nga vajzat që ka spikatur është Heidi Baçi. 26- vjeçarja ka dalluar jo vetëm për të qeshurat, por edhe stilin e veshjeve në çdo natë spektakli.
Me flokët ngjyrë ari, Heidi ka zgjedhur kryesisht veshje, fustane me ngjyrë duke evidentuar më shumë tonalitetet e flokëve.
Në spektaklin e fundit Baci zgjodhi një fustan me temina jeshile, ndërsa më herët ka guxuar me teminat në ngjyrë blu, fustane në ngjyrë jeshile dhe lejla.
Keni dyshime se cilat ngjyra duhet të konsideroni gjatë verës? Hidhini një sy zgjedhjeve më poshtë!


