Pirja e ujit para gjumit ka shumë përfitime, që nga mbajtja e organizmit të shëndetshëm dhe të hidratuar, deri në pastrimin e puçrrave të fytyrës. Uji përmban minerale shumë të vlefshme dhe ushqyes, për të cilët trupi ka nevojë për të funksionuar si duhet. Pirja e ujit para gjumit është një nga mënyrat më të mira për të ndihmuar trupin të ruajë ushqyesit dhe mineralet që ju duhen.
Përfitimet e hidratimit të trupit
Të pini një gotë uji para se të shkoni në shtrat, ndihmon trupin të plotësojë sasinë e lëngjeve që humbet gjatë gjithë ditës nga aktiviteti normal. Trupi përbëhet kryesisht nga uji, kështu që duhet ta mbani të hidratuar në mënyrë që të funksionojë si duhet.
Përfitimet në djegien e kalorive të tepëta
Uji është një djegës natyral kalorish. Mund të keni dëgjuar të thuhet se të pish një gotë ujë me akull është një mënyrë e mirë për të djegur kalori dhe ndihmon të humbisni në peshë. Edhe pse kjo nuk është e vërtetë për gjithkënd, ka shumë të vërteta në këtë thënie. Kur pini ujë të ftohtë, trupi ka nevojë të punojë dyfish për t’u ngrohur, ndërkohë që do të rrisë metabolizmin.
Përfitimet për një gjumë cilësor
Balancimi i vitaminave, ushqyesve dhe mineraleve në trup bëhet në mënyrë të natyrshme kur pini ujë, duke bërë edhe që organizmi të funksionojë si duhet. Duke pirë ujë para se të flini, hormonet, nivelet e energjisë, muskujt dhe kyçet gjejnë balancën e duhur. Kjo ju ndihmon të relaksoheni dhe të ndiheni i rilindur në mëngjes. Ndërsa flini, uji ka kohë të arrijë çdo pjesë të trupit dhe ta rivitalizojë atë plotësisht.
Përfitimet në pastrimin e organizmit
Një nga përfitimet më të mira të ujit të pijshëm është se vepron si një pastrues natyral. Trupi thith shumë toksina nga ushqimi, nga mjedisi etj. Pastrimi i tij në mënyrë të vazhdueshme do të ndihmojë që ta mbani të shëndetshëm dhe do të bëjë që organizmi të funksionojë mirë./beautyfairalbania.al





