Friday, September 11, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Disa truke rreth pamjes suaj të jashtme, që nuk i kishit menduar…

Të jesh grua nuk është aspak e lehtë, sepse gjithmonë duhet t’i kushtosh vëmendje paraqitjes së jashtme. Për t’u ardhur në ndihmë të gjitha femrave, ju japim disa këshilla. Duke i praktikuar ato, do të ndiheni më mirë dhe dita juaj do të jetë më e bukur.

1. Përdorni pudër bebesh për të trashur qerpikët
Nuk ka nevojë të përdorni qerpikë fals për të arritur pamjen që doni. Mjafton të aplikoni pak pudër bebesh me një shkop me pambuk në qerpikë. Pastaj vendosni rimel dhe qerpikët do të duken të bukur.

2. Pastroni furçën e rimelit në ujë të nxehtë për aplikim më të mirë
Nëse fijet e furçës së rimelit janë ngjitur, futeni në ujë të nxehtë derisa të pastrohet. Pastaj kriheni me një krehër, thajeni dhe përdoreni për të lyer qerpikët.

3. Shmangni buzëkuqin nëpër dhëmbë
Askujt nuk i pëlqen të ketë buzëkuq nëpër dhëmbë. Mënyra më e mirë për ta shmangur këtë është duke mbajtur gishtin në gojë për disa sekonda, derisa buzëkuqi të thahet pak dhe të mos ndotë dhëmbët.

4. Mësoni se si ta mbani sa më gjatë buzëkuqin në buzë
Të gjitha femrat duan që buzëkuqi të mos fshihet shpejt. Pasi të aplikoni buzëkuqin që ju pëlqen, shtypni një copë pambuku mbi buzë dhe me një furçë aplikojeni disa herë mbi të.

5. Bëjini buzët më të plota
Nëse doni që buzët të duken më të plota, në fillim lyejini me laps dhe pastaj me buzëkuq.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles